Gjatë ditës së sotme, janë regjistruar gjithsej 49 vatra zjarri në mbarë vendin, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Operative Emergjente e Republikës (QOER112).
Nga këto, 42 vatra janë lokalizuar me sukses falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ndërsa 7 vatra mbeten ende aktive dhe po vazhdohet me punë për t’i vënë nën kontroll.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, sidomos gjatë periudhave me temperatura të larta dhe erëra të forta.
AME gjithashtu bën thirrje për raportim të menjëhershëm të çdo rasti të zjarrit apo zjarrvënies së qëllimshme në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.
Në fund, Agjencia ka shprehur mirënjohje të veçantë për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po punojnë pandërprerë për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...