Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës. Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369. Në total numri i rasteve aktive është 213”, njofton Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/

Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...
Osmani: Dilni votoni, shfrytëzoni edhe këto 2 orë të mbetura...
Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së ...