48 aksidente brenda ditës, 12 me lëndime

14:09 | 18 Tetor 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, prej të cilave 12 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 36 me dëme materiale.

Policia po ashtu ka raportuar se brenda ditës, njësitet policore kanë shqiptuar gjithsej 926 gjoba kundërvajtëse ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat e trafikut.

Shpërndaje në rrjete sociale