
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar gjithsej 40 aksidente, në 21 prej të cilave pasagjerët dhe ngasësit kanë përfunduar me lëndime trupore, ndërsa 19 aksidente të tjera janë raportuar vetëm me dëme materiale.
Një aksident ka përfunduar me fatalitet, ku një person ka mbetur i vdekur në fshatin Orllanë të Podujevës nga një vetaksident. Viktima u rrokullis me traktor, njofton policia e Kosovës.
Për shkelje të rregullave të komunikacionit, policia njofton se dje ka shqiptuar 1 mijë e 243 gjoba.
Ndërsa, për vepra të ndryshme penale, policia ka arrestuar 10 të dyshuar, 6 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 tjetër në vuajtje të dënimit.

Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...