Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vizituar sot komunën e Pejës, ku është pritur në takim nga kryetari, Gazmend Muhaxheri.
Me këtë rast, Veliu është njoftuar për së afërmi me punën dhe aktivitetet e kësaj komune, e në veçanti për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen zyrtarët e saj gjatë kohës së pandemisë COVID-19.
“Në takim biseduam edhe për çështje të cilat ndërlidhen me zyrtarët e administratës publike, me theks të veçantë lidhur me Ligjin për Zyrtarët Publikë. Po ashtu, i shoqëruar nga kryetari Muhaxheri, morëm pjesë në mbledhjen e Shtabit Emergjent të kësaj komune, dhe pastaj së bashku vizituam edhe Stacionin Policor, ku u pritëm nga drejtori i Policisë rajonale të Pejës, Sami Shabanaj”./arbresh.info/





Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...