Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 11:00, në Klinikën e Pulmologjisë në SHSKUK, ka ndërruar jetë i burgosuri, S.B, viti i lindjes 1960.
I burgosuri që nga fillimi është pranuar me diagnozë hipertension arterial, për të cilën është trajtuar dhe ka pas kontrolle të rregullta tek mjeku i qendrës, tek kardiologu dhe vizita të tjera specialistike. Pas keqësimit të gjendjes, më 05.11.2021, me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në SHSKUK dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë. Përkundër përpjekjeve dhe trajtimit shëndetësor të vazhdueshëm, i burgosuri ka ndërruar jetë.
I njëjti ishte i dënuar me dhjet vite burgim për veprën penale; Krime lufte kundër civilëve dhe po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Stafi mjekësor ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes./arbresh.info/
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...