Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimi në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka folur për pagesat e shtesave për punonjësit e stafit jomjekësor, të cilat u janë premtuar nga Qeveria e Kosovës.
Sipas Zemajt, këto pagesa do të ekzekutohen në mënyrë të pjesshme për 4 muaj, shkruan Arbresh.info.
“Është evidente që për muajin korrik dhe gusht, stafi jomjekësor nuk e ka marrë shtesën. Këtu jemi në koordinim edhe me Ministrinë e Financave. Po mundohemi ta zgjidhim bashkë me SHSKUK-në. Buxheti është i limituar, t’ju them të drejtën, por kjo pagesë do të jetë retroaktive në shumën e cila do të jetë e lejuar për katër muaj, përfshirë tetorin, shtatorin, gushtin dhe korrikun, por në masën të cilën e lejon buxheti dhe e cila është akumuluar dhe është e mundshme që ky prag apo ajo shifër t’ju paguhet edhe stafit jomjekësor”, ka thënë Zemaj./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë