Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur dënimin me burg të policit serb Zoran Vukotiq për krime lufte në Kosovë.
Në reagimin e saj, presidentja Osmani dënimin e Vukotiq e ka quajtur një përparim të rëndësishëm, pasi për herë të parë një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës në Kosovë.
“Por mos të harrojmë se drejtësia e vonuar është e drejtësisë e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra të tjera të grave kosovare që nuk e kanë marrë atë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.
Ndryshe, ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore./arbresh.info/
A significant breakthrough today – for the first time, a Serbian policeman has been convicted for wartime rape.
But let us not forget that justice delayed is justice denied. We need accountability & justice for the other thousands of Kosovar women who have not received it. https://t.co/JNbJDdLmJh
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 5, 2021
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...