Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj ndihmësdrejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, i cili u arrestuar muajin e kaluar nga Policia e Kosovës, pasi ka mbajtur fjalim kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hoçë të Madhe të Rahovecit.
Sipas aktakuzës, më 18 korrik 2025, rreth orës 12:00 në Rahovec, i pandehuri I.P. ka mbajtur një fjalim publik me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse ndaj grupeve etnike, duke nxitur publikisht mosdurim dhe përçarje ndëretnike.
Në deklarimin e tij publik, i pandehuri ka përdorur gjuhë me përmbajtje që nxit urrejtje, duke theksuar se “Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit… dhe nuk lejojnë që dikush t’i shpallë okupatorë…” dhe duke bërë thirrje që “Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe”.
Prokuroria vlerëson se me këto veprime, I.P. ka nxitur mosbesimin dhe mosdurimin ndaj diversitetit etnik në Kosovë, duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve.
I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, ndërsa Prokuroria Speciale ka dorëzuar në gjykatë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë./Arbresh.info/
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...