Me 70 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi ka miratuar në parim ndryshimet në Ligjin për Automjete.
Deputetët vlerësuan si të rëndësishëm këtë ndryshim.
Me këtë votim i është hapur rruga largimit të homologimit si detyrim për veturat që importohen nga vendet e Bashkimi Evropian.
Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se projektligji për automjete ku përfshihet homologimi ka ardhur për herë të dytë pas mosmbështetjes në legjislaturën e kaluar.
Ajo ka thënë se me plotësim-ndryshimin e projektligjit do të sigurohet që do të hiqet kjo padrejtësi e homologimit me mbi një dekadë.
“Do të ketë adresime tjera në shqyrtimin tjetër në mënyrë që të sigurohemi që grupet parlamentare do të shtojnë çështjet e tyre në projektligj. Projektligji është i thjeshtë, ka katër nene është miratuar unanimisht në Komision dhe i ftojmë të gjitha grupet parlamentare të votojnë sot pro tij edhe në seancë ashtu siç kanë votuar në Komision”, ka thënë ajo.
Ndërsa,PDK s’ka marrë pjesë në votim./arbresh.info/
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...