Në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, janë të hospitalizuar për koronavirus 55 pacientë, ku 36 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Sipas njoftimit, nga 36 pacientë që janë të konfirmuar me koronavirus, 32 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe tre pacientë janë në CPAP maskë.
Po ashtu në këtë spital janë edhe pesë mjekë që janë pozitiv me koronavirus, 14 infermierë si dhe tre persona të tjerë të stafit mbështetës.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, date 09.08.2020 ora 9:00 është:
55 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
36 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 POZITIV ,
7 pacientë janë konfirmuar Negativ,
8 pritet të testohen,
4 pacientë presin rezultatet,
32 pacientë janë me oksigjenoterapi,
3 pacientë janë në CPAP mask.
Covid pozitiv aktiv janë: 5 mjekë, 14 infermier dhe 3 stafe mbështesë.
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...