Në Kosovë, sot janë shënuar 32 raste të reja me Covid-19.
Këtë e bëri të ditur me anë të një njoftimi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, në të cilin thuhej se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, kështu me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej 32 raste.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime”.
“Nga data 08 shkurt deri më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre (763) raste, ndërsa gjithsej njëzet (21) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Sorensen shkruan për vizitën në Kosovë, kërkon rezultate të ...
Ambasada Britanike nderon viktimat e masakrës së Reçakut
Forca e Sigurisë së Kosovës nderon viktimat e Masakrës së Re...
Barça me vetëm një mungesë në ndeshjen e Kupës së Spanjës, d...
Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
KEK-u: Po operojmë me 5 njësi, energjia po prodhohet me kapa...