Në shkollën “Hasan Prishtina” në Llapushnik menaxheri Alush Thaqi tha se përqindja është më e kënaqshme e votuesve se herën e kaluar.
“Këtu janë katër vendvotime. Kanë dal 830 persona, 30% më shumë se herën e kaluar. Parregullsi nuk ka. Ishte edhe Greg Delawi dhe pa që s’ka parregullsi nuk ka. Po presim me dal më shumë qytetarë edhe pse numri është i kënaqshëm”, tha ai.
Në këtë shkollë gjatë qëndrimit të portalit Arbresh.info në njërën klasë ku votohej erdhi në një qytetar i cili gjatë procesit të verifikimit të duarve iu vërejtëm shenja të ngjyrës. Kërkoi të votonte por kryesuesja e klasës dhe të tjerët nuk lejuan duke i treguar se nuk mundet pasi që vërehen shenja në gishtërinjtë.
Sado që qytetari insistonte që nuk ka votuar ai nuk u lejua të votonte.
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...