Termokos ​ndërpret furnizimin me ngrohje në Prishtinë

09:22 | 15 Dhjetor 2021
A Z

NP “Termokos” Sh.A., ka njoftuar të gjithë konsumatorët se është ndërprerë furnizimi me ngrohje.

Sipas njoftimit, për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Njoftimi i plotë

Ndërpritet furnizimi me ngrohje
15.12.2021, Prishtinë
NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.
Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje./arbresh.info/

Të ngjashme