Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

09:38 | 17 Nëntor 2021
A Z

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në rajonin e Prishtinës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Tri prej tyre kanë ndodhur në Fushë Kosovë, dy të tjera në Prishtinë, një në Gjilan dhe në Novobërdë.

Njoftimi i plotë:

“Fushë Kosovë, 16.11.2021-08:56. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

“Fushë Kosovë, 16.11.2021 – 08:56. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

“Fushë Kosovë, 16.11.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Prishtinë, 16.11.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare . Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Prishtinë, 16.11.2021 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Gjilan, 15.11.2021 – 23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Novobërdë, 16.11.2021 – 16:10.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familjen e tij si dhe ka thyer orenditë në shtëpi. Viktima femër kosovare është strehuar në një vend të sigurt. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info/

 

Të ngjashme