Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përmbysur rezultatin në Dragash, pas numërimit të votave me postë.
Pas këtij rezultati, qytetarët kanë filluar festën në këtë komunë.
E, kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Qamil Kolloni, u ka bërë thirrje qytetarëve të Dragashit të festojnë në mënyrë të qetë, për shkak të pandemisë COVID-19.
Postimi i plotë i tij:
Qytetarë të dashur të Dragashit,
Ju bëjmë thirrje të gjithë juve që keni filluar ta festoni fitoren tonë të përbashkët dhe të merituar që ta kemi parasysh situatën me pandeminë dhe të festojmë në mënyrë të qetë e të kulturuar, ashtu siç kemi bërë edhe deri sot. Gëzuar të gjithëve dhe na priftë e mbara. /arbresh.info/
LEXO EDHE:
LDK ia mori Dragashin me vota të diasporës, reagon PDK: Votat me postë janë të manipuluara
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur