E shtuna dhe e diela e fundit e tetorit parashikohet të jenë me mot të kthjellët, koha e ngrohtë do të vijojë deri të hënën.
Njoftimi i plotë:
Në fundjavë mbetet mot kryesisht me diell, e orëve të mëngjesit ftohtë e me ngrica dhe mjegull në ultësira. Javën e ardhshme mot i ndryshueshëm me mundësi edhe për reshje shiu.
29.10.2021 – Dy ditëve të fundit të tetorit mbetet mot i qëndrueshëm, me kthjellime e diell, por me mëngjese të ftohta e me ngricë, e në ultësira me kushte për mjegull.
Ditën e hënë vransirat shtohen, e më vonë në mbrëmje me mundësi edhe për reshje lokale shiu, që vazhdojnë edhe mëngjesin e së martës. E pasditen e së martës do të mbajë mot më i butë e me kthjellime. Ditën e mërkurë sërish pritet shtim i vransirave, e në pjesën e dytë të javës me mundësi edhe për të reshura shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e gjatë periudhave të qetësisë do të kaloj edhe në vlera të dobëta.
30.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e në vise të ulëta me kushte për mjegull apo mjegullinë.
31.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave, ditën kryesisht me diell.
1.11 – Në mëngjes ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave. Paradite kryesisht me diell, e gjatë ditës vransirat do të shtohen, e në mbrëmje më vonë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.
2.11 – Në mëngjes vranët dhe me shi. Pasdite më butë e me erë, vransirat shpërndahen e priten edhe kthjellime.
3.11 – Kryesisht me vransira, e vonë në mbrëmje priten reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 0C, e të martën shënojnë rritje deri në 5C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 14C e 16C, me një rritje ditën e martë deri në 18C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 2-8m/s, të martën me hove edhe deri në 16m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht në rënie, edhe nën vlera normale ditën e martë./arbresh.info/
Deliu-Kodra: Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryem...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për t’i dhënë fund...
Neurologu zbulon zakonin që shmang për të mbrojtur trurin
Pentagoni nënshkruan kontrata me shtatë gjigantë të Al
Pesë zakone që po ju plakin më shpejt, sipas ekspertit shënd...