Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marr pjesë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Osmani në këtë këshill është përplasur me ministrin e jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq ku ishte duke u diskutuar për deklaratat e tij për marrëveshjen e Brukselit si dhe aksionet e Policisë në veri.
Osmani ju drejtua duke i thënë se mos na mbani ligjërata për këtë sepse Serbia po i injoron pjesët Ligjore të Marrëveshjes së Brukselit.
“Z. Selakoviq mos na mbani ligjërata për këtë sepse Serbia po i injoron pjesët Ligjore të Marrëveshjes së Brukselit. Strukturat kriminale kanë vazhduar me terror dhe nuk i kanë lejuar të vazhdojnë serbët e Kosovës që të integrohen. Më lejoni që të jem e qartë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit në veri dhe jug nuk është e negociueshme. Tetë qytetarë të Kosovës janë arrestuar, gjashtë kanë qenë. Të gjithë kanë qenë në dijeni që ky ka qenë një veprim ligjor”, ka thënë Osmani./arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...