Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim që Komuna e Prishtinës të vazhdojë me procedura të prokurimit për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.
Sipas vendimit të OSHP-së, Komuna e Prishtinës si Autoritet Kontraktues mund të bëjë përzgjedhjen e kompanisë për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave duke përfunduar kështu sagën e problemit të mbeturinave.
Pavarësisht grevave e protestave të vazhdueshme nga kompania “Pastrimi”, Komuna del se ka të drejt të perzgjedh kompaninë e cila është më e menagjueshme.
Ky proces ishte bllokuar nga OSHP-ja pasi Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A kishe bërë ankesë në OSHP, për të ia bllokuar komunës procedurat e tenderit për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.
Sipas vendimit të OSHP-së, me 18/11/2024, Kuvendi i Komunës se Prishtinës në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka publikuar Njoftimin për Kontratë B05 lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull Menaxhimi i mbeturinave me numër të prokurimit 616-24-11988-2-1-1.
Ky aktivitet i prokurimit është zhvilluar me procedurë të hapur me llojin e kontratës shërbim dhe me vlerë të parashikuar të kontratës 16,500,000.00 euro. Me 26/03.2025, OE K.Regjionale e Mbeturinave” Pastrimi ” SH.A. ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim kundër vendimit të lartcekur të AK. Me 01/04/2025, Autoriteti Kontraktues (Komuna e Prishtinës) e ka refuzuar si te pabazuar kërkesën për rishqyrtim. 2 Me 08/04/2025, OSHP ka pranuar ankesën nga OE K.Regjionale e Mbeturinave” Pastrimi ” SH.A. me nr. 0253/2025 për lidhur me aktivitetin Menaxhimi i mbeturinave me numër të prokurimit 616-24-11988-2-1-1.
“Jashtë Juridiksionit për shqyrtim ankesa e OE K.
Regjionale e Mbeturinave” Pastrimi ” SH.A. me nr. 2025/0253 , e datës 08/04/2025, lidhur me aktivitetin e prokurimit Menaxhimi i mbeturinave me numër të prokurimit 616-24-11988-2-1-1. 2. Ankuesi lidhur me këto veprime të AK mund ti drejtohet institucioneve tjera kompetente për mbrojtjen e të drejtave të tij/saj. 3. Kthehen mjetet e deponuara në emër të taksës tarifore për parashtrimin e ankesës në llogarinë e Operatorit Ekonomik K.Regjionale e Mbeturinave” Pastrimi ” SH.A.”
Kompania “Pastrimi” në vazhdimësi ka organizuar grevë dhe ka vendosur kamionët para Komunës së Prishtinës duke kërkuar një pagesë që sipas tyre ishte borxh disa milionësh nga Komuna.
Ata kanë arritur të bëjnë një marrëveshje mes Komunës dhe kompanisë por që për ditë me radhë mbeturinat patën mbuluar kryeqytetin.

KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...