Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nesër do të udhëtojë për në Hagë, qëllimi i kësaj vizite është të takojë ish-krerët e UÇKs-së.
Kështu bëri të ditur për arbresh.info Flamur Pireva, këshilltar i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Ai tha se, takimet pritet të jenë më 30, 31 mars dhe 1 prill.
“Po nesër udhëton për në Hagë, takimet pritet të jenë më 30, 31 mars dhe 1 prill”, tha ai.
Tutje ai tha se akoma nuk kanë marrë përgjigje nga mbrotjtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.
“Ministrja do t’i takojë të gjithë, përveç ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, të cilët akoma s’kanë kthyer përgjigje”, tha ai. /arbresh.info/
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci