Ministri Krasniqi takon kryetaren e Preshevës, flasin për lidhjen e marrëveshjeve për binjakëzim me disa nga komunat

13:55 | 22 Shkurt 2022
A Z

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me deputetin e Kuvendit e Republikës së Kosovës Enis Kervan ka pritur në takim Kryetaren e Komunës së Preshevës Ardita Sinani.

Gjatë këtij takimi Ministri Krasniqi, e ka njoftuar Kryetaren Sinani për projektet dhe prioritetet e MAPL-së, duke vlerësuar angazhimin e Komunës së Preshevës në lidhjen e marrëveshjeve për binjakëzim me disa nga Komunat e Republikës së Kosovës me qëllim të zhvillimit të nivelit lokal.

Gjithashtu, Kryetarja e Komunës së Preshevës  Sinani, duke falenderuar Ministrin Krasniqi për pritjen e ka njoftuar për angazhimin dhe aktivitetet e saj në Komunën e Preshevës me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve dhe zhvillimit komunal në Preshevë./arbresh.info/