Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkuar për vizitë në Skenderaj, ku u prit nga kryetari i ri, Fadil Nura.
Krasniqi shkruan se PDK nuk thyhet asnjëherë në Skenderaj.
Postimi i plotë i tij:
Në Skenderaj, aty ku PDK nuk thyhet asnjëherë, për t’i uruar punë të mbarë kryetarit Fadil Nura, në detyrën e tij të re në shërbim të qytetarëve të kësaj komune.
Rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në udhëheqjen komunale në Skenderaj është garancë për fillimin e një modeli qeverisës zhvillimor e transformues dhe me perspektivë për të gjithë.
Kryetarin Nura dhe ekipin e tij, të cilët veçse kanë filluar të punojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe po planifikojnë zbatimin e projekteve të rëndësishme, i përgëzova për vendosmërinë dhe angazhimin në jetësimin e programit të tyre.
Mirënjohës ndaj qytetarëve të Skenderajt që treguan se PDK është në zemrën e Skenderajt, përherë unike dhe e pandashme./arbresh.info/
Durmishi: Lubizhda është e vendosur të mos lëshojë pe
Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Le...
Tre të vrarë nga një shpërthim në Moskë, mes tyre dy oficerë...
Gjendja aktuale e energjisë/ KOSTT-i thërret konferencë për ...
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javel...
Presidenti i Gjermanisë: Solidaritet me Ukrainën për Krishtl...