Gjatë së martës ka filluar zbatimi i memorandumit për vendosjen e ngjitëseve (stikersa) në xhama të automjeteve, të cilat identifikojnë se vetura është e regjistruar.
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se secili qe e regjistron veturën do ta vendos në makinën e tij, këtë stikers dhe është me kosto zero për të gjithë qytetarët.
“Ky stikers që nga sot, secili qe e regjistron veturën do ta vendos në makinën e tij dhe është me kosto zero për të gjithë qytetarët. Të gjitha shpenzimet që dalin prej këtij projekti i ka marrë përsipër që të mbulojë Byroja Kosovare e Sigurimit, natyrisht me kontribut të madh edhe të Bankës Qendrore të Kosovës”, tha ai.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se me këtë synojmë që të fillojmë me negociata për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove, që me këtë do të ketë edhe benefite të tjera.
“Është kënaqësi që sot bashkërisht shpalosëm këtë projekt shumë të rëndësishëm i cili paraqet një hap në drejtim të uljes së përqindjes së automjeteve të pasiguruara në Kosovë dhe me këtë synojmë që të fillojmë me negociata për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove që me këtë do të ketë edhe benefite të tjera do të rritet buxheti dhe mbi të gjitha është në interes që të ulen aksidenteve me fatalitet te cilat janë shkaktuara kryesisht nga automjetet e pasiguruara”.
Sami Mazreku drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, tha se vendosja e stikersave sot e rrit sigurinë në trafik.
“Vendosja e stikersave sot e rrit sigurinë në trafik e ndihmon policinë e Kosovës që në mënyrë të lehtë t’i identifikoje veturat te cilat janë pa regjistrim dhe pa sigurim. Anëtarësimi në kartonin e gjelbër është problem politik e që ka të bëjë me OKB-në, mirëpo si byro s’jemi ndal të ajo por jemi duke parë forma alternative që përmes kanaleve tjerë përmes një shteti mik të bëjmë zgjidhje sa i përket kartonit të gjelbër”, tha ai./arbresh.info/


UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00