Dy ushtarë të FSK-së marrin pjesë në garën e Kampit Ndërkombëtar të NATO-s

10:03 | 30 Mars 2022
A Z

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se dy nënoficerë të FSK-së, Flamur Kajtazi dhe Besart Kasumi kanë marrë pjesë në Kampin ndërkombëtar “Winter Camp Slovenia 2022”, në mesin e 44 garuesëve ushtarakë nga shtete anëtare të NATO-së.

Mehaj ka thënë se rreshteri Besart Kasumi ka zënë vendin e tretë.

Njoftimi i plotë:

Edhe një sukses i madh i radhës së ushtarakëve tanë.
Dy nënoficerët tanë Besart Kasumi dhe Flamur Kajtazi morën pjesë në Kampin ndërkombëtar “Winter Camp Slovenia 2022”, në mesin e 44 garuesëve ushtarakë nga shtete anëtare të NATO-së.
Pas përfundimit të Kampit Dimëror ndër aktivitete të ndryshme ishte dhe gara e skijimit në disiplinën e sllallomit të madh në skijimin alpin.
Në konkurrencë shumë të madhe, rreshter Besart Kasumi nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) zuri vendin e tretë.
Vazhdojmë me suksese të radhës./arbresh.info/