Çështja e të pagjeturve ka ngritur debat në seancën e sotme.
Ishte kryeministri Avdullah Hoti ai që është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Arbërie Nagavci lidhur me temën e të pagjeturve, raporton arbresh.info
Nagavci ka thënë se kryeministri Hoti ka barazuar në Uashington të pagjeturit me të zhvendosurit.
“Kryeministri Hoti ju më 4 shtator keni barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit. Serbia duhet të ofrojë të gjitha informacionet për varrezat masive. Pa kthimin e personave të pagjetur nuk mund të ketë as dialog”, ka thënë Nagavci.
E reagimi i kryeministrit Hoti ishte i menihershëm.
Shkurt ai tha se se fjalim i saj është fjalimi më i ligë që ka dëgjuar në Kuvend.
“Ky është ndër fjalimet më të liga që kam dëgjuar prej se jam deputet dhe pjesë e Kuvendit”, ka thënë Hoti./arbresh.info/
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...