Këngëtari serb, Goran Bregoviq, ka zgjedhur ta këndojë këngën “Kosovska” në gjuhën shqipe në Festën e Birrës në Korçë.
Kështu ka bërë me dije Bashkia e Korçës nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, teksa ka pritur që publiku t’i ofrojë mikpritje këngëtarit serb.
Postimi i plotë:
KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë.
Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.
Sot dhe nesër për të përballuar kërkesat e shumta do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit edhe në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe tek biletaritë e dedikuara pranë City Center nga ora 18.00 e në vazhdim.
A e din se t’gjithë do të jenë atje
Për ne të dy do të ketë hare
Shkojmë së bashku një, dy, tre!
Roke mandolinën
Bjeri bjeri bjeri çifteliës
Të gjithë do t’këndojmë kënga le t’jehojë
Kënga le t’jehojë –
Çdo gjë mund të jetë Roken-roll.
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...