Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Nga ky aksident dy shoferët e këtyre mjeteve janë dërguar për trajtim në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Policia rreth orës 16:20 është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Nga vendi i ngjarjes, patrulla policore për kontrollin e autostradës njofton se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe si pasojë e aksidentit dy persona (dy shoferët) kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit janë nisur për në QKUK-në”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen