Qeveria miraton projektligjin për kontrollimin e financimit të subjekteve politike

10:48 | 29 Dhjetor 2021
A Z

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë për këtë vit është votuar me të gjitha votat pro për miratimin e Projektligjit të Financimit të Subjekteve Politike.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky projektligj parasheh rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e subjeketeve politike.

“Ky projektligj parasheh dispozita në lidhje me kontrollin financiar të subjekteve politike, auditimin e raporteve financiare. Kjo është me qëllim të transparencës dhe llogaridhënien e subjekteve politike”, tha ai./arbresh.info/

Kurti tha se Qeveria ka tentuar ta arrijë një konsensus para se ta sjellë këtë propozim-vendim në kabinetin qeveritar.

“Marrë parasysh faktin që projektligji për një kohë të gjatë nuk arrin të miratohet në Kuvendin e Kosovës, Qeveria jonë ka organizuar edhe tryezë, përmes së cilës edhe ka tentuar të arrijë konsensus politik para miratimit në Qeveri”, tha Kurti./arbresh.info/