Një punëtor në Gjilan ka pësuar lëndime në vendin e punës pasi kishte rënë në kontakt fizik me rrymën dhe është alivanosur.
Sipas policisë, i njëjti ka pësuar lëndime dhe është transferuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë dhe është dërguar në mbajtje.
“ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS Rr. Metush Krasniqi, Gjilan 18.08.2025 – 12:00. Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie deri sa kishte qenë duke punuar në një objekt te kompanisë kishte ardhur në kontakt fizik me rrymën dhe ishte alivanosur. Ndihma mjekësore i është dhënë në Qendrën Emergjente Gjilan dhe më pas është transferuar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon