Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar Aleks Uaiting (Alex Whiting) mirëpriti aktgjykimin e sotëm në apelin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për uljen e dënimit për tre muaj.
Uaiting bëri të qartë se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë të ndjekë penalisht të gjitha rastet e frikësimit të dëshmitarëve, hakmarrjes ndaj dëshmitarëve dhe pengimit të drejtësisë.
“Unë e mirëpres aktgjykimin e sotëm nga Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara që përforcon sundimin e ligjit në Kosovë dhe i dërgon një mesazh të qartë kujtdo që përfshihet në frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen ndaj dëshmitarëve dhe pengimin e drejtësisë,” tha Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar. “ZPS-ja i merr këto krime jashtëzakonisht seriozisht dhe do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht këdo dhe të gjithë ata që përfshihen në këtë akt në çdo rast”, tha Uaiting
“Kjo çështje gjyqësore lidhet me kushtet që kërkohen për administrimin siç duhet të drejtësisë dhe çfarë është e nevojshme për ta bërë sundimin e ligjit realitet,” vazhdoi Uaiting.
“Dëshmitarët duhet të kenë mundësinë të dëshmojnë pa pasur frikë nga hakmarrja dhe shpagimi”, shtoi Uaiting.
Kujtojmë se sot Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, e ka ulur për tre muaj dënimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë shpallur fajtorë në shkallën e parë./arbresh.info/
Lexo edhe:
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim