Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, të cilit i shprehu falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të këtij shteti ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë në menaxhimin e pandemisë dhe ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase.
Në këtë drejtim, Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, e cila nëpërmjet një Memorandumi të Mirëkuptimit do t’i ofroj Zyrës së Presidentes, ekspertizë në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë, si dhe fushat e tjera, varësisht nga nevoja.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe ambasadori i Norvegjisë Grøndahl diskutuan për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për qytetarët afganë, përfshirë edhe familjet e tyre.
Teksa, ambasadori Grøndahl shprehu vlerësimin e Mbretërisë së Norvegjisë për vendimin e Republikës së Kosovës për të ofruar strehim për qytetarët afganë./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...