Licensohen edhe disa laboratorë privat për kryerjen e testeve të COVID-19

08:47 | 3 Shtator 2020
A Z

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka licensuar edhe disa laboratorë privatë për kryerjen e testeve serologjike për SARS- CoV- 2.

Dy laboratorë në Prishtinë, dhe nga një në Prizren, Prishtinë, Suharekë e Lipjan.

Listën e radhës të laboratorëve Ministria e Shëndetësisë e bëri të ditur pas shqyrtimit që iu është bërë aplikacioneve nga Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private.

Duhet përkujtuar që numër i madh i laboratorëve janë lejuar që të kryejnë testimet për COVID-19./arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale