Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Erxhan Galushi, priti në takim Zeljko Jovanoviq, Drejtor i organizatës Open Society Roma për Evropë, në kuadër të Open Society Foundations.
Duke folur për avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës, Kurti njoftoi Jovanoviq për nismat e Qeverisë por edhe rolin aktiv të saj në fuqizimin e komunitetit rom në Republikën e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq Jovanoviq ndau me Kurtin detajet e projekteve të menaxhuara nga Fondacioni, e që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, fuqizimin politik por edhe atë edukativ e kulturor të komunitetit rom.
“Në kuadër të diskutimit, janë theksuar masat e nevojshme edhe në kuadër të Planit të Rritjes që stimulojnë punësimin, themelimin e bizneseve mikro, të vogla e të mesme si dhe trajnimet profesionale të këtij komuniteti në Republikën e Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Në fund u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së komunitetit rom në Regjistrimin e Popullsisë që fillon në prill, proces ky thelbësor për planifikimin e duhur të politikave për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë./Arbresh.info/

Hill: Shkova në Hagë për të dëshmuar – Thaçi nuk është i për...
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...
Rritet çmimi i arit dhe naftës