Në kuadër të përkujtimit të 28-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i udhëhequr nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, së bashku me nënkryetarin e Kuvendit, Ardian Gola, deputetë dhe aktivistë, vizitoi kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan për të bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Në këtë ditë përkujtimore, Haxhiu theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe respektin për ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.
“Para 28 viteve Gllogjani u rrethua me qëllimin që të shuhet një vatër e rezistencës sonë, por ndodhi pikërisht e kundërta. Familja Haradinaj së bashku me luftëtarët tjerë të lirisë, me kontributin e tyre e çanë rrethimin dhe dëshmuan se përpjekja për liri as nuk rrethohet, as nuk ndalet dhe as nuk thyhet. Sot nderojmë Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj. Kujtojmë dhimbjen e familjeve të tyre dhe popullit të Kosovës sikurse edhe lartësojmë veprën e tyre sublime”, tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. /Arbresh.info
Amin Hot MVP i javës në Superligën e Kosovës
Përparim Rama takohet me Gashanin, flasin për bashkëpunimin ...
Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA
EKSKLUZIVE – Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë Kurtit 60 d...
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...