Sot mbushen 27 vjet nga vrasja e njërit ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetës i sektorit të logjistikës për UÇK-në, Ilir Konushevci.
Konushevci u vra në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 1998, atje ku më së paku pritej, në një pritë të organizuar nga pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.
Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe shtabin e saj qendror. Për ta kujtuar jetën dhe veprën e Konushevcit sot organizohen tubime dhe homazhe.
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...
Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi edhe në rigjykim dënohet me...
Bordi i Paqes lanson faqen zyrtare, vendosen edhe flamujt e ...
E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit pë...
Aktakuzë ndaj burrit që kërcënoi gazetarët në Viti
Mastantuono rigjen formën fizike, gati për përballjet vendim...