Në 26-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kontributin e aleatëve ndërkombëtarë dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haradinaj thekson se lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë dhe pastërtinë, kishte arritur të bashkonte të gjitha shtetet demokratike në përkrahje, përfshirë NATO-n e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila për 78 ditë bombardoi regjimin fashist të Jugosllavisë.
“Marrëveshja e Kumanovës, e nënshkruar 26 vjet më parë, shënon fillimin e tërheqjes së ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë nga Kosova, që kishin ushtruar terror dhe gjenocid mbi popullatën e paarmatosur shqiptare,” shkruan Haradinaj.
Ai kujton vitet e rënda të rezistencës, që fillojnë në vitet ’90 dhe arrijnë kulmin me luftën e armatosur nga viti 1997 deri më 1999, kur, siç thekson ai, ndodhën dy mrekulli, përkrahja e kombit shqiptar ndaj luftës së UÇK-së dhe mbështetja vendimtare nga NATO e prirë nga Amerika.
“Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderues Amerikës për secilën etapë të historisë sonë,” përfundoi Haradinaj.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin