Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas sulmit me të shtëna armësh në Washington Hilton, në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Donald Trump.
“Jemi të shqetësuar nga ngjarjet në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për sulme të dhunshme ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, institucioneve demokratike apo lirisë së medias. Megjithatë është lehtësuese që Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë”, ka shkruar Hamza në rrjetin social “X”.
Mbrëmë rreth orës 22:50, mediat amerikane e identifikuan të dyshuarin si Cole Tomas Allen, 31 vjeç, i cili e përshkruan veten si “inxhinier mekanik dhe shkencëtar kompjuterësh me diplomë, zhvillues lojërash i pavarur me përvojë, mësues me lindje”, ka shkruar ai.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...