Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka publikuar një raport mbi situatën me zjarre në vend, për periudhën kohore nga ora 08:00 deri në 14:00 të datës 9 gusht 2025.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative 112, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar me sukses, shkruan IndeksOnline.
Situata po menaxhohet në bashkëpunim të plotë ndërmjet Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Qendrave Operative 112 dhe Qendrës Operative të Agjencisë.
AME thekson se njësitë mbeten në gatishmëri të lartë për t’u përgjigjur në çdo situatë emergjente.
Në apelin e saj drejtuar qytetarëve, Agjencia kërkon kujdes maksimal, duke i ftuar të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë në numrat emergjentë 112, 193 ose 192.
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...