21 vjet më parë në Burgun e Dubravës është kryer njëra nga masakrat më të mëdha kundër shqiptarëve të Kosovës nga ana e regjimit të kriminelit Sllobodan Millosheviq.
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej datës 19 deri më 24 maj 1999, ku janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë.
Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të vrarëve në këtë masakër që konsiderohet si një nga më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.
Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush.
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian