21 vjeçarja nga Prizreni vuan nga leukemia, ka nevojë për ndihmë financiare

15:48 | 30 Korrik 2017

Manojla Kabashi (21) nga Prizreni vuan nga leukemia akute. Ajo ka kaluar një trajtim të rëndë e të gjatë vitin e kaluar në një spital të Turqisë dhe mjekët i kishin thënë se është shëruar.

Për fat të keq, Manojlës pas gjashtë muajsh i është rikthyer sëmundja, kësaj here edhe më agresive.

Mjekët kanë thënë se 21 vjeçares i nevojitet transplant i palcës kurrizore.

Sipas familjarëve, ky transplant do të bëhet në një spital të Turqisë dhe kushton 241.500 euro.

Familjarët e saj lusin të gjithë njerëzit vullnetmirë, që kanë mundësi të ndihmojnë për të mbledhur paratë e nevojshme për transplantimin e palcës kurriozre të kontribuojnë në llogari bankare të paraqitur në foto.

manjola_1501071018-5725687

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara