2016, viti më i nxehtë

18:20 | 14 Nëntor 2016
M. A.

Viti 2016 mund të jetë viti më i ngrohtë sipas të dhënave paraprake.

Me të dhënat nga vetëm nëntë muajt e parë, shkencëtarët amerikanë kanë vlerësuar se pas vitit 2014 dhe 2015, 2016-a mund të thyejë sërish rekordet e nxehtësisë.

Agjencia Amerikane Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) njoftuar gjithashtu se katër muajt e parë të 2016-ës ishin më të nxehtit që prej 136 vitesh me një temperaturë 1,1 gradë Celsius mbi mesataren e shekullit XX (13,7 gradë Celsius).

Shpërndaje në rrjete sociale