Albert Krasniqi nga Instituti Kosovar për Demokraci (KDI) ishte i ftuari në Ballë për Ballë me Shkodran Gajrakun në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.
Me Krasniqin është diskutuar për punën e Kuvendit gjatë një viti, pasiqë i ka përcjell aktivitetet që janë kryer në këtë institucion.
Ai është shprehur se “viti i Kuvendit ishte vit me shumë zhvillime”.
“Ky vit i Kuvendit ka qenë intensiv, sidomos në pjesën e dytë, vit jo efektiv për shkak të bllokadës gjatë gjithë sesionit vjeshtor”.
“Dy marrëveshjet shkaktuan polarizimet më të mëdha politike dhe ishte periudha më e rëndë e gjithë parlamentarizmit në Kosovë”.
Ai ka bërë krahasime edhe me punën e Kuvendit në vitin e kaluar.
“Vitin e kaluar ka qenë ngërçi 6 mujor por nuk ka pasur përdorime të mjeteve të palejueshme brenda Kuvendit”.
“Vitin e kaluar nuk ka qenë performancë e mirë dhe është pritur që të ketë kompensim, për 3 muajt e parë është miratuar vetëm një ligj”.
“Qeveria nuk ka sjellë as agjendë legjislative, janë miratuar vetëm 16 ligje deri në fund të sesionit pranveror”.
Ai është shprehur se ishte shumë e vështirë edhe të raportohet për punën e Kuvendit këtë vit.
“Në pjesën e dytë ka pasur më shumë gaz, ka qenë vështirë për gazetarët dhe për shoqërinë civile që të përcjellim zhvillimet”.
Sipas Krasniqit, sesioni vjeshtor i Kuvendit është karakterizuar me shumë zhvillime dhe incidente në Kuvend.
“Taktizime nga ana e Qeverisë që të mbahen seancat, përjashtime kolektive duke supozuar se do të hedhin gaz lotsjellës edhe në sallën e improvizuar”.
“Kryesia shfrytëzoi masën e largimit të deputetëve duke lënë në fuqi edhe në seancën e fundit duke mos lejuar deputetët që të futen në sallën e improvizuar të seancave”.
Sipas Krasniqit, në të njëjtën seancë janë miratuar anëtarët për bordin e AKP-së pa hyrë ligji në fuqi.
Ai ka thënë se viti 2015 është viti i gazit lotsjellës ndërsa raportimet e ministrave kanë qenë sipërfaqësore dhe ata nuk janë sfiduar me pyetje e as nuk është kërkuar llogaridhënie nga ta.
“Kuvendi ka pasur mbikëqyrje të dobët karshi ekzekutivit , janë parashtruar 216 pyetje parlamentare, shumica në pjesën e parë të vitit dhe shumica e përgjigjeve janë të pozitës e ato të opozitës janë shpërfillur”.
Krasniqi ka treguar se përmes platformës “Vota Ime” nga KDI kanë dalë në disa përfundime.
“Më së shumit pyetje janë parashtruar nga VV, PDK është e dyta dhe kanë shkuar në drejtim të ministrave të LDK-së”.
“Ashtu sic kanë thënë shefat edhe ashtu është votuar, të paktë janë deputetë që “guxojnë” të votojnë ndryshe instruksioneve që marrin në fillim”.
“Lojaliteti ndaj grupeve parlamentare, deputetët janë shumë të ndikuar dhe kjo është formë e presionit direkt”.
“Përveç këtyre, kemi bërë vlerësimin e udhëtimeve të deputetëve ku ka deputet që ka shpenzuar mbi 2000 3000 euro për një udhëtim”.
Sipas Krasniqit, kur flitet për pagat e deputetëve ato janë të larta krahas standardit dhe kolegëve të tyre në rajon dhe ato nuk janë merituar me punën që është bërë.
Në fund, Krasniqi ka thënë se pritet që edhe viti 2016 të jetë i ngjashëm.
“Prej deklarimeve që kemi parë prej partive politike duket se nuk do të ketë normalizim për vitin e ardhshëm, protestat e paralajmëruara dhe kërkesat e opozitës nuk na lënë të besojmë se do të jetë ndryshe”.
Ai në fund ka bërë thirrje që të kërkohen rrugë institucionale dhe dhuna e rruga të mos jenë mjet i zgjidhjes së situatës politike.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim