Albulena Haxhiu, nga LVV, ka bërë të ditur se nuk i kanë bërë thirrje Vjosa Osmanit t’i bashkohet këtij subjekti politik pas largimit të saj nga LDK-ja.
Haxhiu ka thënë se ata vazhdojnë të kenë bashkëpunimin me të në Kuvend.
“Sa i përket ftesës për zonjën Osamni, natyrisht që nuk i kemi bërë ftesë që të vijë në Lëvizjen Vetëvendosje. Ne respektojmë qëndrimet publike të zonjës Osmani. Ato ka kohë që i thotë ato publikisht dhe nuk ka diçka të re në këtë drejtim. Ne kemi bashkëpunim të mirë me të, jemi në koordinim të mirë sidomos për çështje të rëndësishme”, ka thënë Haxhiu./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/372455930785057
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...