Ashtu siç ka paralajmëruar, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar ish-Tjegullorja në Prishtinë, aty ku pritet të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit.
I shoqëruar nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, Veseli, tregoi pesë arsyet se pse duhet të ndërtohet ky Muze, raporton arbresh.info
“Pas shpronësimit që do të bëhet në procedurë të rregullt për ndërtimin e muzeut për gjenocidin. Pesë arsyet që janë kryesore: Përkujtimi i viktimave të bëra. Qendër dokumentimin, faktet e luftës. Qendrën ndërkombëtare për hulumtimet. Rol edukativ për brezat e ardhshme. Rol për gjetjen e aktakuzave për kriminelët e luftës
Sipas Veselit, ka fakte aq shumë sa nuk ka mbulesë dhe forcë që mund ta ndalojë Tribunalin për krimet e kryera mbi qytetarët tanë.
“Serbia duhet të paguaj dhe kriminelët duhet të paguajnë për gjenocidin”, ka deklaruar ai.
Kryeparlamentari Veseli, gjithashtu tha se pret nga deputetët që të enjten ta përkrahin nismën për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë./arbresh.info/

Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...