Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova, ka reaguar pasi janë sulmuar dy punëtor të Keds/Kesco, gjatë kryerjes së detyrës së tyre gjatë orarit të punës.
Kjo Federatë e konsideron shqetësuese pasi që kjo tregon neglizhencën e organeve të drejtësisë për të ndëshkuar të gjithë ata që sulmojnë punëtorët tanë.
Njoftimi i plotë:
Siguri për punëtorët!
Siç keni mundur të njoftoheni edhe permes mjeteve të informimit, dje dy punetorë të Keds/Kesco, distrikti Prizren, janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së tyre gjatë orarit të punës.
Rastet e tilla përveç se shqetësuese, tregojnë për neglizhencën e organeve të drejtësisë për të ndëshkuar të gjithë ata që sulmojnë punëtorët tanë. Ne si FSPE shprehim solidaritet me punëtorët e sulmuar dje dhe ftojmë organet e drejtësisë të merren seriozisht me rastet e tilla./arbresh.info/
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell