Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, në një intervistë për arbresh.info tregoi se cilat janë projektet e ardhshme.
Sejdiu, thotë se këtë vit pritet të përfundoj Kirurgjia e Pediatrisë.
“Projektet për vitin 2020 që tashmë edhe kanë fillu, ka shumë, dhe disa pritet të finalizohen. Ndërsa në vitin 2020 do të përfundohet Kirurgjia e Pediatrisë një objekt gjigant, madje mjekësia sportive me terapi fizikale. Tani në fillim të viti 2020 pritet përfundimi i saj dhe me të gjitha pajisjet që do të furnizohet. Zgjidhje e mirë do të jetë edhe për Kliniken e Ortopedisë. Në qershor pritet përfundimi i sallave operative moderne, dhe janë katër salla”, tregoi ai.
Ndryshe, Ky është një projekt, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, në vlerë prej 20 milion eurove.
Sipas projektit, spitali do të ketë tri kate me një sipërfaqe të përgjithshme prej 10 mijë metrash katrorë hapësirë dhe 100 shtretër.
Spitali do të ofrojë shërbime të ndryshme të diagnostikimit dhe trajtimit të fëmijëve./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2438426496471939/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...