Qeveria ndan 50 mijë euro për Këshillin Nacional Shqiptar në Luginë

12:35 | 1 Qershor 2022
A Z

Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për Këshillin Nacional Shqiptar.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të ndahen 50 mijë euro.

“Sipas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe në bazë të kërkesës të parashtruar, propozohet të ndahet vlera financiare prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësueseve shqiptarë atje”, tha Kurti./arbresh.info/