Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, si dhe familjes së të ndjerëve për tragjedinë në Cetinje, ku një 34-vjeçar vrau 11 persona dhe plagosi 6 persona.
Osmani, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se Kosova qëndron me popullin e Malit të Zi, si dhe ka uruar shërim të shpejt të të lënduarve.
“E pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinje të Malit të Zi. Duke dërguar ngushëllimet më të sinqerta për Presidentin Gjukanoviq, familjeve që humbën të dashurit e tyre u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me popullin e Malit të Zi në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar Osmani në Twitter./arbresh.info/
Mes viktimave në Cetinë edhe dy fëmijë, sulmuesi u vra nga një bashkëqytetar
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...
Ushqimet dhe pijet më të mira për energji dhe shëndet gjatë ...
La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr gj...
Edi Rama për vizitën në Prishtinë: Një eksperiencë emocional...
Studentët iranianë organizojnë protestat e para të mëdha ant...
Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkat...