Nis takimi Hoti – Basha në Qeveri

11:17 | 20 Korrik 2020
A Z

Zgjodhi që mëngjesin ta përshkoj këmbë përmes sheshit të Prishtinës.

Kreu i PD-së më të mbërritur në Kosovë në vend të eskortës rrugën deri të Kryeministria ku e priti i pari i ekzekutivit e zgjodhi qe ta bëjë këmbë.

E siç e do zakoni në oborr e priti i zoti i shtëpisë Kryeministri Avdullah Hoti.

Të dy pas përshëndetjeve të ngrohta morën rrugën për në zyre aty ku do të flasin  për dy vendet.

E deri sa ata janë në takim përgatitjet për konferencë tashmë kanë filluar.

Foltoret tashmë janë vendosur edhe karrikat për tu ulur.

Përgatitjet tashmë janë në përfundim për konferencën mes Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti e Kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale