Kurti në përkujtimin e dëshmorëve vlerëson edhe Kushtetutën e Kaçanikut

12:43 | 9 Prill 2025
A Z

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në përkujtimin e 26 vjetorit të vrasjeve në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc, me 28 dëshmorë dhe 32 martirë në Kaçanik, e ka ndërlidhur Kushtetutën e Kaçanikut në ditën e Kushtetutës së Kosovës.

“Në betejat në ‘Lagjen e Re’ dhe në Rakoc ranë heroikisht 28 dëshmorë të UÇK-së dhe u vranë 28 martirë. Jemi këtu për të nderuar të gjithë dëshmorët në betejat e Kaçanikut, nderojmë në veçanti 4 gra dëshmore që ranë duke u mbrojtur si popullsi civile”, ka thënë ai.

“Kushtetuta e Kaçanikut përveçse gurthemel i shtetësisë së Kosovës është triumfi i legjitimitetit popullor të vullnetit të lirë qytetar, mbi regjimin jo legjitim e shtypës të Serbisë. Ky vullnet i lirë dhe i ligjshëm u kurorëzua me luftën çlirimtare të popullit shqiptar, të organizuar e udhëhequr nga UÇK, për çlirimin e Republikës së Kosovës nga okupimi e regjimi serb”, ka thënë Kurti.

Më tej ai ka thënë se 9 vjet pas miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut është arritur çlirimi i Kosovës. Ndërkaq 9 vjet pas çlirimit ka ndodhur edhe shpallja e Pavarësisë dhe miratimi i Kushtetutës së Kosovës./rtk

 

Shpërndaje në rrjete sociale